Sot, në zyret tona mirëpritem Besa Shahinin, të cilën e njoftuam për zhvillimin e hovshëm të ndërmarrjes sonë në mandatin e parë katër vjeçar të Kryetarit Rama.
Folëm gjatë për projektet të cilat i kemi realizuar, punët të cilat po i bëjmë dhe vizionin tonë se si duhet të ecim tutje.
Pra, tash flasim me krenari dhe me secilin për arritjet tona të rëndësishme:
Shtuam mbi 10,000 lidhje të reja, me mbi 65,000 konsumatorë më shumë, duke përfshirë 11 lagje të reja që sot gëzojnë ngrohje të qëndrueshme dhe moderne.
Kemi rritur energjinë e liferuar me mbi 30%, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe ulur humbjet në rrjet.
Investuam në modernizimin e infrastrukturës termike, duke siguruar furnizim të mjaftueshëm, të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje.
Rritëm sipërfaqen e përgjithshme të mbuluar me ngrohje, si në zona banimi ashtu edhe në ato afariste.
Forcuam performancën tonë financiare, pa rritur barrën për qytetarët.
Të gjitha këto arritje janë rezultat i përkushtimit tonë ndaj shërbimit publik, qytetarit dhe mjedisit. Në thelb të çdo investimi dhe vendimi tonë qëndron një qëllim i vetëm: tu shërbejmë më mirë, me ngrohje më të pastër, më të sigurt dhe më efikase.
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!


