FIM nderon me mirënjohje NP “Termokos” për bashkëpunim dhe kontribut

20.01.2026, Prishtinë

U.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A., z. Kastriot Bllaca ka pranuar sot një mirënjohje dhe një trofe nga Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, prof.Mirlind Bruçi, në shenjë mirënjohje për kontributin dhe përkrahjen, që ka ofruar ndërmarrja për stafin dhe studentët e këtij fakulteti.

Me këtë rast, Kryeshefi Bllaca ka falenderuar dekanin Bruçi për gjithë respektin dhe mirënjohjen e ndarë. Ai është zotuar se bashkëpunimi i gjatë dhe i frytshëm me FIM, jo vetëm për projektet e shumta të përbashkëta, por sidomos për ndarjen e 15 bursave për çdo vit për studentët e dalluar të fakulteteve teknike të UP-së do të vazhdojë edhe më tutje.

Dekani prof. Mirlind Bruçi vlerësoi lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes NP “Termokos” dhe FIM. Ai u shpreh shumë mirënjohës për kontributin dhe përkrahjen, që ka ofruar ndërmarrja në zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve shkencore dhe akademike në mbështetje të stafit dhe studentëve të FIM.

Kryeshefi Bllaca dhe dekani Bruçi u dakorduan se realizimi i projekteve kapitale të një rëndësie të veçantë zhvillimore për vendin, janë të ndërlidhura ngushtë me bashkëpunimin në mes dy institucioneve. Ata shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin dhe intensifikimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.

Leave a Comment