FIN nderon me mirënjohje NP “Termokos” për kontribut

27.02.2026, Prishtinë

U.d. Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Kastriot Bllaca ka pranuar sot edhe një mirënjohje, kësaj radhe nga dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, z. Florim Grajçevci, në shenjë respekti për kontributin, që ka ofruar ndërmarrja për stafin dhe studentët e këtij fakulteti.

Kryeshefi Bllaca ka falenderuar dekanin Grajçevci për mirënjohjen dhe respektin, e në veçanti për bashkëpunimin e shkëlqyer përgjatë viteve. Ai është zotuar se mbështetja me bursa për studentët e dalluar të këtij fakulteti do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Duke folur për projektet kapitale, që është duke realizuar ndërmarrja, ai tha se do të jetë i nevojshëm zgjerimi i këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera.

Ndërkaq, dekani Grajçevci është shprehur shumë mirënjohës për kontributin, që ka dhënë ndërmarrja për avancimin e arsimimit të inxhinerëve të rinjë, i bindur se ky bashkëpunim i frytshëm do t’jetë dobiprurës për të dy institucionet.

Kryeshefi Bllaca dhe dekani Grajçevci gjatë këtij takimi e kanë vlerësuar si të domsdoshëm thellimin e këtij bashkëpunimi edhe për projekte tjera të rëndësishme për dy institucionet.  

Leave a Comment