19.05.2026, Prishtinë
Në kuadër të Planit aksional veror, Departamenti i prodhim/kogjenerimit është duke realizuar një sërë aktivitetesh përgatitore, me qëllim që sistemi i ngrohjes dhe pajisjet përcjellëse të jenë plotësisht funksionale dhe të gatshme për sezonin e ardhshëm ngrohës.
U.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos” Sh.A., z. Raif Vitija, u njoftua nga drejtori i Departamentit të prodhimit, z.Florent Hoxha, lidhur me ecurinë dhe detajet e realizimit të Planit aksional veror.
Me këtë rast, z.Vitija shprehu mbështetjen e plotë për zbatimin me përpikëri të planit, duke theksuar se realizimi i suksesshmëm i aktiviteteve përgatitore është garanci për një sezon sa më efikas dhe cilësor të ngrohjes.
Aktualisht, ekipet e Departamentit të prodhim/kogjenerimit janë duke realizuar pastrimin e filtrave në nënstacionin e ngrohjes për lagjen “Bregu i Diellit”. Mbeturinat e grumbulluara gjatë procesit të shpërndarjes së ngrohjes mund të pengojnë qarkullimin optimal të ngrohjes në rrjet. Prandaj, pastrimi i tyre është pjesë rutinore dhe e rëndësishme e Planit aksional veror.
Këto aktivitete realizohen çdo vit, menjëherë pas përfundimit të sezonit ngrohës dhe kanë për qëllim sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për konsumatorët e kyçur në rrjetin e ngrohjes.

