15.07.2026, Prishtinë
Menaxhmenti dhe punonjësit e ndërmarrjes, me një ceremoni rasti të organizuar sot me rastin e pensionimit të kolegut, z.Miran Rexhepi, kanë nderuar atë për kontributin e dhënë në ndërmarrje.
U.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos” Sh.A., z. Raif Vitija, falenderoi z. Rexhepi për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, që nga viti 2009, duke theksuar se ai ka ushtruar një nga profesionet më të vështira teknike në ndërmarrje, atë të salduesit.
Pasi i ka uruar atij gjithë të mirat për ditëlindjen dhe pensionimin, i ka ndarë një mirënjohje për kontributin e palodhshëm për plot 17 vite. Kryeshefi Vitija në emër të ndërmarrjes i dhuroi z.Rexhepi edhe një orë dore.
Me një dhuratë z.Rexhepi e ka nderuar edhe Sindikata e punëtorëve të ndërmarrjes.
Z. Miran Rexhepi ka falenderuar gjithë kolektivin për përkrahjen dhe bashkëpunimin ndër vite. Ai vlerësoi, veçanërisht, faktin se shumë prej kolegëve ishin kthyer nga pushimet për të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Që nga fillimi i angazhimit të tij në vitin 2009, z. Miran Rexhepi ka kryer për 17 vjet punën e salduesit, e cila konsiderohet si një nga punët më të komplikuara, që kërkon profesionalizëm dhe përpikëri të lartë.


