NP “Termokos” organizoi aksion për dhurimin vullnetar të gjakut

21.09.2026, Prishtinë

Punonjësit e NP “Termokos” SH.A. iu përgjigjën sot pozitivisht aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, të organizuar nga ndërmarrja në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ).

Interesimi dhe gatishmëria e të punësuarëve për t’iu bashkuar këtij aktiviteti humanitar ishte i lartë. Pas kontrolleve dhe verifikimeve paraprake shëndetësore, 25 punonjës plotësuan kriteret për të dhuruar gjak.

U.d. i Kryeshefit të NP “Termokos”, z.Fidan Rekaliu, përgëzoi punonjësit për gatishmërinë dhe solidaritetin e treguar, ndërsa QKTGJ-në e falenderoi për bashkëpunmimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij aksioni.  

NP “Termokos” ka aktualisht 15 dhurues të rregullt dhe të shumëfishtë, të cilët ndër vite kanë dhuruar gjak dhjetëra herë.

Ky është aksioni i parë i organizuar për dhurimin vullnetar të gjakut në kuadër të NP “Termokos”. Përmes këtij aktiviteti, ndërmarrja synon, që promovimin e solidaritetit dhe humanizmit ta shndërrojë në një praktikë të rregullt institucionale.

Leave a Comment