Janë përmbushur kushtet për fillimin e sezonit ngrohës 2026/2027

14.10.2026, Prishtinë

Pas vlerësimit të përgatitjeve për fillimin e sezonit ngrohës 2026/2027, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z. Bersant Beka, në bashkëpunimin me menaxhmentin e ndërmarrjes, ka konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e sezonit të ri ngrohës.

Në bazë të këtij vlerësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet klimatike, sezoni ngrohës 2026/2027 fillon zyrtarisht më 15 tetor për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së kryeqytetit.

Falë angazhimit intenziv të Kryeshefit Beka dhe bashkëpunimit të ngushtë me stafin e ndërmarrjes, gjatë ditëve të fundit janë finalizuar përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit të ri ngrohës. Në kuadër të këtyre angazhimeve është nënshkruar edhe  Marrëveshja për furnizim me energji me KEK-un.

Njëkohësisht, në koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe organet drejtuese të ndërmarrjes, është vlerësuar se janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e sezonit ngrohës 2026/2027.

Për të garantuar sigurinë e pajisjeve dhe funksionoimin e qëndrueshëm të sistemit, furnizimi me ngrohje do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, deri në stabilizimin e plotë të furnizimit për të gjithë konsumatorët.

Leave a Comment