Ecuri e mbarë e furnizimit me ngrohje

16.10.2026, Prishtinë

Në një ceremoni rasti të organizuar me rastin e fillimit të sezonit ngrohës 2026/2027, Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama, është njoftuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Bersant Beka për ecurinë e furnizimit me ngrohje.

Gjatë takimit, ku të pranishëm ishin aksionarët dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes, Kryeshefi Beka theksoi se përgatitjet për sezonin e ri ngrohës kanë përfunduar me sukses dhe se furnizimi për mbi 25 mijë konsumatorë ka filluar mbarë. Ai bëri të ditur se kapaciteti i furnizimit po rritet gradualisht, me synimin që t’iu përgjigjet nevojave të të gjithë konsumatorëve dhe të sigurojë stabilizimin e plotë të sistemit.

Kryetari Rama, përgëzoi kryeshefin e ri për marrjen e detyrës dhe ka falenderuar atë dhe stafin e ndërmarrjes për angazhimin në përgatitjen dhe fillimin me kohë të sezonit ngrohës.

“Ngrohja nga ‘Termokos’-i është alternativa më e levërdishme dhe më miqësore me mjedisin krahasuar me alternativat tjera. Besoj se qytetarët tashmë e kanë ndier efektin e furnizimit me ngrohje, ndërsa kapaciteti do të rritet në mënyrë lineare”, u shpreh Kryetari Rama.

Pasi ka falenderuar Kryetarin Rama për vizitën dhe për mbështetjen, Kryeshefi Beka ka rikonfirmuar gatishmërinë dhe përkushtimin e ndërmarrjes për menaxhimin efikas të furnizimit me ngrohje deri në stabilizimin e plotë për të gjithë konsumatorët.

Leave a Comment