Rikthehet furnizimi me ngrohje

26.10.2026, Prishtinë

NP “Termokos” njofton se sot është rikthyer furnizimi me ngrohje për konsumatorët tanë. Rikthimi i furnizimit është mundësuar pas kthimit në operim të njësisë B2 të TC Kosova B si dhe krijimit të parakushteve për marrjen e sasive të avullit nga kjo njësi.

Që nga orët e para të ditës së sotme, ekipet e NP “Termokos” të mobilizuara me të gjitha kapacitetet operative dhe në koordinim të ngushtë me KEK-un, kanë punuar për rikthimin gradual të furnizimit me ngrohje.

Aktualisht, furnizimi me ngrohje është stabilizuar për pjesën më të madhe të konsumatorëve. Ndërkohë, ekipet e ndërmarrjes po vazhdojnë punën në terren për stabilizimin e plotë të furnizimit edhe në pikat më të largëta të rrjetit, ku qarkullimi i ngrohjes kërkon më shumë kohë.

“Termokos” mbetet e angazhuar për normalizimin e plotë të furnizimit me ngrohje dhe falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar.

Leave a Comment