Vitija dhe Bici përmbyllin kapitullin 27 vjeçar të angazhimit në “Termokos” 

12.11.2026, Prishtinë

Pas 27 vjetësh, angazhim, përkushtim dhe kontribut në ndërmarrje, Agim Vitija dhe Mehdi Bici, kanë përmbyllur sot rrugëtimin e tyre profesional në NP “Termokos”, duke kaluar në pension.

Me këtë rast, menaxhmenti dhe kolegët e ndërmarrjes organizuan një ceremoni rasti në shenjë mirënjohje dhe respekti për punën dhe kontributin e tyre.

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Bersant Beka i falenderoi për angazhimin dhe kontributin shumëvjeçar në ndërmarrje, duke u uruar shëndet dhe mirëqenie në këtë kapitull të ri jete.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre, Kryeshefi Beka u ndau dy kolegëve nga një mirënjohje dhe nga një orë dore.

Dy të pensionuarit falenderuan Kryeshefin dhe kolektivin e ndërmarrjes për bashkëpunimin, përkrahjen si dhe për ceremoninë e organizuar.

Agim Vitija ishte punësuar në ndërmarrje nga viti 1999 në pozitën e udhëheqësit të elektrikës, ndërsa Mehdi Bici, poashtu nga viti 1999 ka punuar si punëtor sigurimi. Përgjatë këtyre viteve, të dy u dalluan për urtësinë, përkushtimin dhe profesionalizmin që kanë treguar.

Leave a Comment