ZGJERIMI DHE REHABILITIMI I RRJETIT TË NGROHJES

Projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes është një nga projektet më të rëndësishme të NP “Termokos” Sh.A., që është në proces realizimi.

Në kuadër të këtij projekti në rrjetin e ngrohjes do të kyçen 246 objekte banesore me 3.192 konsumatorë të rinjë, me një sipërfaqe banesore prej 793.124 m/2.

Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes do të përfshijë 134 objekte të reja banesore të lagjes “Mati 1”, 36 objekte banesore të lagjes “Arbëria” dhe 63 objekte banesore të lagjes “Qendër”, përkatësisht të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit.

Njëkohësisht, do të ketë dendsifikim të rrjetit të ngrohjes për 86 objekte banesore me 1.625 konsumatorë të rinjë, me 101.326 m/2 sipërfaqe ngrohëse, të shpërndarë në lagje të ndryshme të kryeqytetit si: “Ulpiana”-23 objekte, “Dardania”-13 objekte, “Qyteza Pejton”-9, “Qendra”- 40 objekte dhe “Bregu i diellit”- 1 objekt.  

Ndërkaq, në kuadër të këtij projekti do të rehabilitohen edhe 325 nënstacione të ngrohjes dhe 4 km trase të rrjetit të ngrohjes.

Projekti është bashkëfinancuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe nga NP “Termokos”.