Punimet për rehabilitimin e rrjetit sipas dinamikës së përcaktuar

17.09.2018, Prishtinë

Në vazhdën e punimeve për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, tashmë kanë nisur punimet edhe në segmentin e dytë, përkatësisht në pozicionin nga “Termokos” në drejtim të “Ibër Lepencit”.

Deri më tani punimet janë zhvilluar sipas planit të paraparë dhe nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar, që do të mund të ndikojë në dinamikën e punimeve.

Derisa në segmentin e parë nga Fakulteti Teknik në drejtim të “Zonës lindja” të “Kodrës së diellit”, pjesa dërmuese e punimeve tanimë kanë përfunduar, në segmentin e dytë nga “Termokos” në drejtim të “Ibër Lepencit” punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar, sipas standardeve më të larta dhe duke respektuar të gjitha masat e sigurisë në zonat, ku po punohet.

Sipas planit dinamik të ofruar nga kompania punëkryese dhe të miratuar nga Njësia për Implementimin e Projektit në “Termokos” si dhe nga kompania konsulente, punimet në këto dy segmente pritet të përfundojnë para fillimit të sezonit ngrohës 2018/2019.

Zëvendësimi i gypave magjistral të stërvjetëruar me gypa të rinj të paraizoluar, do të ndikojë në zvogëlimin e humbjeve të ujit, energjisë termike si dhe në përmirësimin e mëtutjeshëm të cilësisë së ngrohjes për konsumatorët tanë.

Fondet për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në këto dy segmente janë siguruar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Luksemburgut dhe nga Komuna e Prishtinës, ndërsa do të menaxhohen nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).