13.12.2018, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A, Naser Canolli me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim, Pablo Obrador, udhëheqës i Divizionit për energji dhe transport në Evropën Juglindore e Turqi, Nico Schuetzhofer dhe Ganimete Huruglica nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).
Fillimisht Kryeshefi Canolli, pasi ka falënderuar Qeverinë Gjermane dhe KfW-në për mbështetjen e vazhdueshme për NP “Termokos”, njoftoi përfaqësuesit e KfW-së për fillimin dhe vijimin e sezonit ngrohës si dhe realizimin e punëve, në terren, që janë kryer në saje të mbështetjes gjermane. Në vijim ai ka folur për projektet, që planifikohet të realizohen që nga viti i ardhshëm për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, projektin për energjinë solare etj.
Nga ana tjetër, Pablo Obrador duke shprehur kënaqësinë e tij për një bashkëpunim të ndërsjellë të shkëlqyeshëm, ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes nga Qeveria Gjermane edhe për projektin e energjisë solare.
Ky ka qenë një nga takimet e shumta në vazhdën e bashkëpunimit të vazhdueshëm që NP “Termokos” ka pasur për vite me radhë me Qeverinë Gjermane nëpërmes KfW-së, që është një nga donatoret më të mëdha, që ka ndihmuar jo vetëm realizimin e Projektit të kogjenerimit.