Përkeqësohet furnizimi me ngrohje

 

07.01.2019, Prishtinë

NP”Termokos” Sh. A, njofton opinionin e gjerë dhe konsumatorët tanë, se për shkak të ndërprerjeve të gjata dhe të paparalajmëruara të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, është pamundësuar furnizimi me ngrohje.

Natën e mbrëmshme menjëherë pas mesnate për gjashtë orë me radhë është ndërprerë energjia elektrike. Ndërkaq, si pasojë e ndërprerjeve dhe vazhdimit të mungesës së energjisë elektrike edhe gjatë ditës së sotme për afro 10 orë, është dëmtuar sistemi i furnizimit me ngrohje, janë shkaktuar probleme të shumta dhe disa rrjedhje në rrjetin e ngrohjes.

Ekipet tona janë mobilizuar menjëherë dhe janë duke bërë të pamundurën për evituar problemet e paraqitura dhe për të stabilizuar furnizimin me ngrohje.

Kjo situatë dramatike është e papranueshme për “Termokos”-in dhe shkatërruese për sistemin e ngrohjes qendrore për funksionalizimin e të cilit janë shpenzuar miliona euro, shumë mund dhe përkushtim.

Rikujtojmë, se ndërprerja të tilla të paralajmëruara të energjisë elektrike kemi pasur disa herë gjatë këtij sezoni ngrohës. Në situata të tilla shkaktohen probleme të shumta dhe dëmtime të sistemit të ngrohjes qendrore, të cilat rrezikojnë seriozisht stabilizimin dhe vazhdimin e furnizimit me ngrohje.

 

Me keqardhje të thellë, që pa dashjen tonë na është pamundësuar kryerja e misionit tonë kërkojmë mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve.