02.10.2023, Prishtinë
Oxhaku i NP “Termokos” është ndriçuar me rozë në mbrëmjen e 1 tetorit, në kuadër të aktiviteteve “Prishtina rozë”, që janë organizuar nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtorati i Shëndetësisë për të shënuar muajin e vetëdijësimit për kancerin e gjirit.
Prej 1.701 rasteve me tumore në vit, 33.4 për qind prej tyre apo 568 raste janë me kancer të gjirit tek gratë kosovare.
Për faktin se diagnostifikimi i hershëm është jetik për parandalimin e kësaj sëmundje, angazhimet gjatë muajit tetor, që njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, do të fokusohen në këtë drejtim.
Më mirë ta parandalojmë se sa ta luftojmë!
Diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë!


