03.10.2023, Prishtinë
Kryeshefi i NP “Termokos” Sh.A., z.Fisnik Osmani ka pritur sot në një takim përfaqësues të KFOR-it italian në Kosovë.
Në këtë takim u bisedua për projektet, që janë në proces realizimi dhe angazhimin e ndërmarrjes për ofrimin e furnizimit me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për gjithë konsumatorët.
Kryeshefi Osmani shprehu mirënjohjen e tij të thellë për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, që KFOR-i i ka ofruar ndërmarrjes sonë.