Informacione kontakti

Orari i zyreve

Abdidxhiku rikfonfirmon vazhdimin e mbështetjes për udhëheqjen e ndërmarrjes

05.10.2023, Prishtinë

Kryeshefi i NP “Termokos” Sh.A., z.Fisnik Osmani me kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes, z. Visar Vokrri kanë shoqëruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), z. Lumir Abdixhiku gjatë një vizite në vendpunimin e lagjes “Arbëria”, ku po realizohen punimet përfundimtare për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të 34 objekteve banesore të kësaj lagjeje.

Kryeshefi Osmani ka njoftuar z.Abdixhiku për dinamikën e punimeve, që janë realizuar gjatë këtij viti në kuadër të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Pasi ka shprehur kënaqësinë e tij për faktin se 40.000 prishtinas do të fillojnë të marrin për herë parë shërbimet e ngrohjes këtë vit, z. Abdixhiku ka falenderuar kryeshefin Osmani dhe kryesuesin Vokrri për drejtimin shembullor të ndërmarrjes, duke ua rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes së plotë nga Asambleja komunale, aksionarët dhe gjithë qeverisja lokale. Ai ka falenderuar edhe gjithë punëtorët dhe inxhinierët për angazhimin për shtrirjen e mbi 16 km rrjet të ngrohjes në lagje të ndryshme të kryeqytetit.