10.10.2023, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani dhe zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), z. Përparim Kabashi kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin ngrohës 2023/2024.
Nënshkrimi I kësaj marrëveshje i hapë rrugë fillimit të sezonit ngrohës duke filluar nga 15.10.2023-15.04.2024 për të gjithë konsumatorët tanë.


