24.10.2023, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani ka vizituar sot objektin e xhamisë në lagjen “Dardania”, ku janë duke u realizuar punimet për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të kësaj xhamie.
Punimet për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të këtij objekti pritet të përfundojnë brenda pak ditësh për të filluar më pas furnizimin me ngrohje edhe për këtë objekt fetar.





