Informacione kontakti

Orari i zyreve

NP “Termokos” nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë

21.11.2023, Prishtinë

NP “Termokos” për herë të dytë do të mbështesë aktivitetet e organizuara nga Ministria e Drejtësisë në kuadër të fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, që do të zhvillohen nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.

Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, z.Fisnik Osmani sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu në mbështetje të këtyre aktiviteteve, që organizohen për vitin e dytë me radhë.

NP “Termokos” si një nga ndërmarrjet e para, që ka përkrahur këto aktivitete edhe vitin e kaluar, Kryeshefi Osmani u zotua se do të vazhdojë edhe këtë vit me angazhimet e përbashkëta në kuadër të kësaj nisme.

Mirënjohëse për bashkëpunimin është shprehur edhe ministrja Haxhiu, e cila ka falenderuar NP “Termokos”, që për herën e dytë po mbështetet aktivitetet senzibilizuese kundër dhunës.  

Tashmë, ndërmarrja ka shpërndarë tek gjithë konsumatorët faturat e para, që përmbajnë mesazhet kundër dhunës, ndërsa në hapje të fushatës do të ndriçojë sërish oxhakun e ndërmarrjes me ngjyrë të portokalltë.

Ndërkaq, ditëve të ardhshme do të organizohen aktivitete tjera, në funksion të angazhimeve kundër dhunës.

Leave a Comment