Informacione kontakti

Orari i zyreve

“Termokos” sërish i portokalltë kundër dhunës me bazë gjinore

02.12.2023, Prishtinë

NP “Termokos”,  për të dytin vit radhazi ka bërë ndriçimin e oxhakut me ngjyrë portokalli, në kuadër të fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, z.Fisnik Osmani ditë parë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu në mbështetje të këtyre aktiviteteve, që kanë nisur nga 25 nëntori dhe do të vazhdojnë deri më 10 dhjetor.

NP “Termokos” është një nga ndërmarrjet e para, që ka përkrahur këto aktivitete edhe vitin e kaluar, ndërkohë që edhe këtë vit, përveç, ndriçimit të oxhakut, në faturat e ngrohjes, që janë shpërndar tek konsumatorët janë shtypur mesazhet me sloganin zyrtar të kësaj fushate: Sot dhe çdo ditë tjetër- Thuaj jo dhunës! (# raportoje dhunën # thirr192).

Leave a Comment