13.02.2024, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, z.Jorn Rohde.
Në këtë takim u bisedua për projektet, që janë realizuar deri më tani dhe ato në realizim, me qëllim të ofrimit të ngrohjes cilësore për gjithë konsumatorët tanë dhe shtrirjen e rrjetit tek sa më shumë konsumatorë.
Kryeshefi Osmani u shpreh shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë gjermane për realizimin e projekteve kapitale të ndërmarrjes, ndërkohë që ambasadori gjerman u nda i kënaqur me progresin e këtyre projekteve dhe sukseset e ndërmarrjes.
Republika Federale e Gjermanisë është një nga donatorët më të mëdhenjë të projekteve të NP “Termokos”, që nga realizimi i Projektit të kogjenerimit, projekteve për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes e deri tek prokjekti më i ri “Solar 4 Kosovo”, për të cilat ka ndarë grante në vlerë të mbi 30 milion eurove.