Informacione kontakti

Orari i zyreve

Kryeshefi Osmani inspektoi punimet në “Arbëri”

27.04.2024, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani ka vizituar sot punimet, që kanë nisur në lagjen “Arbëria” për të realizuar planifikimet në përmbyllje të segmentit të fundit të rrjetit të ngrohjes për një pjesë të kësaj lagjeje.    

Kryeshefi Osmani është njoftuar me detajet e planit dinamik për realizimin e këtij segmenti të rrjetit të ngrohjes.

Krahas punimeve, që do të realizohen në këtë segment, tashmë kanë nisur punimet edhe për realizimin e Planit aksional veror, në kuadër të të cilit do të vazhdohet me zgjerimin e mëtutjeshëm të rrjetit të ngrohjes dhe me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në sistemin e ngrohjes, në kuadër të parapërgatitjeve për sezonin e ardhshëm ngrohës.

NP “Termokos” mbetet e përkushtuar, që të vazhdojë me zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, ngritjen e cilësisë dhe modernizimin e shërbimeve.

Leave a Comment