30.04.2024, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani bashkë me sekretarin e Bashkësisë Islame të Kosovës,z. Ahmet Sadriu kanë vizituar sot vendpunishten, ku po ndërtohet Xhamia e madhe e Prishtinës.
Gjatë kësaj vizite janë diskutuar mundësitë e ndërmarrjes, që të ofrojë ngrohje edhe për objektin e Xhamisë së madhe.
Planifikohet, që së shpejti të fillojnë punimet për të krijuar parakushtet e nevojshme për kyçjen në rrjetin e ngrohjes edhe për objektin e Xhamisë së madhe.