NP “Termokos” anëtarësohet në “Euroheat & Power”

06.06.2024, Prishtinë

NP “Termokos” SH.A. është anëtarësuar në organizatën evropiane “Euroheat & Power” me seli në Bruksel, me mbi 140 anëtarë nga 30 shtete të ndryshme.

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani ka marrë pjesë në kongresin “Euroheat & Power Congress2024: Scale up, CO2 down” i cili u mbajt në Roterdam. Në margjina të këtij takimi, Kryeshefi Osmani u takua edhe me presidentin e ri të kësaj organizate, z. Janne Kerttula.  

“Euroheat & Power” ndihmon shtetet në promovimin e ngrohjes qendrore, ofron ndihmë në çështjet rregullative evropiane për shtetet anëtare si dhe ofron platformën më të madhe të bashkëpunimit në Evropë në mes investitorëve, donatorëve, Komisionit Evropian, akterëve publik, agjencioneve rregullative, ndërmarrjeve shtetërore si dhe sektorit privat.

Anëtarësimi i NP “Termokos” në këtë organizatë do të ndihmojë ndërmarrjen për ngritjen e kapaciteteve, thellimin e bashkëpunimit me organizatat dhe institucionet tjera në fushën e energjisë termike dhe ftohjes, duke lehtësuar qasjen në prokjekte të përbashkëta dhe fonde në këtë fushë.

Llogaritet se rreth 67 million qytetarë në Evropë marrin shërbim nga ngrohtoret qendrore, 190.000 kilometra gyp për shërbime të ngrohjes dhe ftofjes janë të shtrira në Evropë dhe 17.000 rrjete të ngrohjes dhe ftofjes.  

Leave a Comment