NP “Termokos” faktor kyç në mbrojtjen e mjedisit

05.06.2024, Prishtinë

Për #DitënBotëroretëMjedisit rikujtojmë kontributin e NP “Termokos” në mbrojtjen e mjedisit.

Viteve të fundit, Ngrohtorja #Termokos ka arritur të zgjerojë rrjetin e ngrohjes deri tek 30 mijë konsumatorë, duke pasur kështu ndikim të drejtpërdrejtë në kursimin e energjisë elektrike si dhe eliminimin e nevojës së përdorimit të burimeve tjera ngrohëse, të cilat shkaktojnë ndotjen e mjedisit.

Rëndësi të veçantë në këtë arritje, ka projekti #PrishtinaHeatSave, roli i të cilit sa vie e rritet së bashku me vetëdijësimin e konsumatorëve për përdorimin dhe kontrollimin e ngrohjes me matësit e ri.

Si ndihmon #PrishtinaHeatSave në ruajtjen e mjedisit?

Me zvogëlimin e konsumit të ngrohjes përmes termokokës, energjia e ruajtur përdoret për zgjerim të rrjetit të ngrohjes, duke bërë kështu, që më shumë familje të kyçen në “Termokos” dhe të mos përdorin lëndë djegëse si qymyrin apo drurin për ngrohje. Një gjë e tillë ndikon drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljen e emisioneve të ndotësve në ajër, që më së shumti shkaktohen nga djegja e thëngjillit dhe drurit gjatë sezonit të dimrit.

3 Comments

Leave a Comment