Faturimi me Matje: 60.3% e konsumatorëve të Termokos kanë pranuar fatura më të ulëta

26/12/2024, Prishtinë

N.P “Termokos” SH.A njofton se 60.3% e konsumatorëve të saj kanë pranuar  fatura më të ulëta të energjisë termike përmes sistemit të ri të faturimit me matje. Ky rezultat tregon një progres të rëndësishëm në implementimin e teknologjive moderne të matjes dhe faturimit, që ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta për konsumatorët dhe efikasitet më të lartë në menaxhimin e shpenzimeve.

Me këtë sistem të ri, Termokos ka arritur të sigurojë fatura më të ulëta për shumicën e konsumatorëve të saj – përmes sistemit me matje, duke përmirësuar transparencën dhe drejtësinë në procesin e faturimit.

Ky sistem është një hap i rëndësishëm drejt një menaxhimi më të mirë të energjisë dhe ofron mundësi të reja për rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë.

Termokos mbetet e angazhuar për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë dhe përpjekjet për të siguruar një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm për qytetarët e Prishtinës.

Duke iu falenderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm,bëjmë thirrje për kursimin e energjisë termike, në mënyrë që të sigurojmë fatura më të ulëta dhe një sistem më të qëndrueshëm të ngrohjes.

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!