Kujdestarët e Prishtinës së ngrohtë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani në natën e ndërrimit të moteve ka vizituar ekipet, që kanë kujdestaruar në ndërmarrje.

Kryeshefi Osmani ka falenderuar, siç i ka quajtur, kujdestarët e Prishtinës së ngrohtë për përkushtimin dhe gatishmërinë për të ofruar shërbim të mjaftueshëm dhe cilësor për gjithë konsumatorët e ndërmarrjes.

Në natën e fundit të vitit, që po lëmë pas, në emër të ekipës kujdestare dhe gjithë punëtorëve të ndërmarrjes, z.Fisnik Osmani ka përcjellë urimet më të mira për Vitin e Ri 2025!