Filluan punimet për kyçje të ngrohjes në Xhaminë “Kadërie” në lagjën e Muhaxherëve

Kryeshefi ekzekutiv i NP”Termokos” z.Fisnik Osmani së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës z.Alban Zogaj dhe asambleistin z.Amir Simnica,u mirëpriten nga imami i xhamisë Hoxhë Baki Imeri, me rastin e fillimit të punimeve për kyçjen e xhamisë “Kadërie” në rrjetin e ngrohjes së Termokos!

Ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme për nevojat e banorëve, duke përfshirë edhe objektet fetare që kanë rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve.

Ekipet tona, po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të ofruar shërbim të mjaftueshëm dhe cilësor. Brenda pak ditësh do të jemi gati për të ofruar shërbimin tonë.

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!