Urim për 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Në këtë ditë të veçantë, shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për punën, përkushtimin dhe forcën e grave të ndërmarrjes N.P”Termokos“Sh.A

Kontributi juaj i palodhshëm është një shtyllë e rëndësishme e shoqërisë dhe inspirim për brezat e ardhshëm.

Zonjave të nderuara me shumë dashuri dhe solidaritet, ju kemi dhuruar aksesorë të punuar me dorë nga gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG). Këto krijime nuk janë thjesht punime artizanale, por mbartin brenda tyre histori të dhimbshme dhe forcën e jashtëzakonshme të grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përmes tyre, përcillet një mesazh i fuqishëm qëndrese dhe shprese – një kujtesë se gratë janë simbol i forcës dhe i dinjitetit.

Le të jetë 8 Marsi një ditë reflektimi dhe motivimi për të vijuar rrugën drejt barazisë dhe fuqizimit të grave. Urojmë që çdo ditë e juaja të jetë e mbushur me suksese, vlerësim dhe respekt!

Gëzuar 8 Marsin!