Me synimin e vazhdueshëm për të përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve tona, N.P”Termokos”Sh.A, ka zgjeruar flotën me dy automjete të reja, të cilat do të jenë në shërbim të Departamentit të Distribuimit. Ky investim është pjesë e angazhimit tonë për të garantuar kushte sa më të mira pune për ekipet tona në terren dhe për të ofruar një shërbim më të shpejtë, më të besueshëm dhe më efikas për qytetarët e Prishtinës.
Punët në terren kërkojnë mjete dhe kushte të përshtatshme për të garantuar funksionim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë të sistemit të ngrohjes. Duke pasur këtë parasysh, menaxhmenti i N.P”Termokos”Sh.A po investon në modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve operacionale, me qëllim të përmbushjes së nevojave në rritje të konsumatorëve tanë.
Këto dy automjete të reja do të ndihmojnë ekipet tona të ndërhyjnë më shpejt dhe më lehtë në rastet e nevojshme, duke përmirësuar kështu efikasitetin e shpërndarjes së ngrohjes për secilin qytetar të Prishtinës.


