Në kuadër të përpjekjeve tona për të përmirësuar efikasitetin energjetik dhe për të reduktuar humbjet e nxehtësisë, N.P”Termokos”Sh.A ka realizuar një test pilot inovativ në bashkëpunim me Drospect (www.drospect.ai).
Për herë të parë, kemi përdorur dronë të pajisur me termokamerë për të inspektuar rrjetin tonë të ngrohjes qendrore.
Kjo teknologji e avancuar mundëson identifikimin e shpejtë dhe të saktë të humbjeve të mundshme të nxehtësisë, duke na ndihmuar të marrim masa efektive për të rritur performancën e rrjetit tonë. Drospect, si një kompani e specializuar në përpunimin e imazheve termike, ka sjellë ekspertizën e saj në këtë proces, duke ndihmuar në optimizimin e sistemit tonë të ngrohjes.
Pas përfundimit të fazës së parë të testimit, do të shqyrtojmë mundësinë e zgjerimit të këtij projekti për të inspektuar të gjithë rrjetin e ngrohjes në Prishtinë. Ky inovacion do të na mundësojë të zvogëlojmë humbjet, të rrisim efiçiencën dhe të ofrojmë një shërbim më cilësor për qytetarët tanë.
Termokos,po I jep kuptim Prishtinës së gjelbër!



