Objekti i ri po bëhet realitet për Termokos

Pas gati 50 vitesh pune në kushte të vështira, stafi ynë më në fund po merr hapësirat që i meriton! Po i japim fund një epoke të sfidave dhe po nisim një kapitull të ri me objektin e ri administrativ të Termokos.

Punimet për përfundimin e objektit të ri janë në fazat e fundit, dhe ky projekt është shumë më tepër se thjesht një ndërtesë – është një mirënjohje për përkushtimin shumëvjeçar të punonjësve tanë dhe një hap i rëndësishëm drejt shërbimeve më cilësore për qytetarët e Prishtinës.

Për dekada me radhë, stafi i Termokos ka punuar me përkushtim të jashtëzakonshëm, shpesh në kushte jo të lehta. Ky investim është dëshmi e vlerësimit për punën e tyre dhe e angazhimit tonë për të krijuar një ambient më të denjë e më motivues.

Me përkushtimin e menaxhmentit, po ndërtojmë jo vetëm një hapësirë moderne pune, por edhe një model të ri të shërbimit publik – më efikas, më i ngrohtë dhe më afër qytetarit.