Informacione kontakti

Orari i zyreve

“Banesat e bardha” do të ngrohen nga “Termokos’’

16.06.2023, Prishtinë

Pas një analize të detajuar nga kompania konsulente, raporti përfundimtar i ka dhënë dritèn e gjelbër projektit për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të kompleksit “Banesat e bardha” në lagjen “Bregu i diellit”.

Projektin për kyçjen në rrjetin e ngrohjes para banorëve të kësaj pjese të kryeqytetit e kanë prezantuar Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani.

Kryetari Rama ka shprehur kënaqësinë e tij, që me këtë projekt do të përmbushet edhe një nga premtimet e tij për të ofruar ngrohje për 1.150 konsumatorë, gjë që do të ndikojë, jo vetëm në kursimin e energjisë elektrike, por edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kryeshefi Ekzekutiv, z. Fisnik Osmani ka sqaruar se kompleksi “Banesat e bardha” prej 29 objekteve banesore me një sipërfaqe prej 107.000m², me 1.150 banesa, rreth 6 mijë banorë si dhe shkolla “Iliria” do të kyçen në rrjetin e ngrohjes pas investimit të përbashkët të ndërmarrjes me Komunën e Prishtinës.   

Bazuar në planifikimet paraprake, projekti për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të “Banesave të bardha” pritet të finalizohet nga përfundimi i vitit të ardhshëm.

Pasi që, kyçja në rrjetin e ngrohjes të këtij kompleksi banesor do të kërkojë intervenime edhe në rrjetin ekzitues të ngrohjes, kostoja totale e këtij projekti  arrin shifrën e 2.27 milion eurove.   

Banorët e kësaj lagjeje kanë mirëpritur nismën për realizimin e këtij projekti dhe kanë shprehur interesimin e tyre për detajet e realizimit të tij.