Informacione kontakti

Orari i zyreve

KE i nënshkruan kontratën e punës Avni Kurshumlijut

19.12.2023, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A. z.Fisnik Osmani në praninë edhe të anëtarit të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes, z. Mentor Maliqi, i ka nënshkruar sot kontratën e punës z. Avni Kurshumlija.

Avniu është i punësuari më i ri i ndërmarrjes dhe nga sot do të përkujdeset për mirëmbajtjen e oborrit dhe kopshtit të ndërmarrjes. Nga viti 1999, ai është pjesë e Shoqatës së të Shurdhërve në Prishtinë, ndërsa prej tash do të jetë pjesë e Departamentit të administratës në NP “Termokos”.

KE dhe z. Maliqi kanë mirërpritur Kurshumlijun dhe i kanë uruar punë të mbarë në ndërmarrje.

Leave a Comment