Informacione kontakti

Orari i zyreve

Kryshefi Osmani ka vizituar ekipet kujdestare të Prishtinës së ngrohtë

03.01.2024, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani në natën e ndërrimit të moteve ka vizituar ekipet, që kanë qenë duke kujdestaruar në ndërmarrje.

Kryeshefi Osmani ka falenderuar, siç i ka quajtur, kujdestarët e Prishtinës së ngrohtë për përkushtimin dhe gatishmërinë për të ofruar shërbim të mjaftueshëm dhe cilësor për gjithë konsumatorët e ndërmarrjes.

Në natën e fundit të vitit, që lamë pas, në emër të ekipës kujdestare dhe gjithë punëtorëve të ndërmarrjes, Kryeshefi ka përcjellë urimet më të mira për Vitin e Ri.

Leave a Comment