Informacione kontakti

Orari i zyreve

Kryeshefi Osmani vizitoi RTK-në dhe hapësirat, ku po rifunksionalizohet ngrohja  

03.01.2023, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A. z.Fisnik Osmani me bashkëpunëtorë është pritur sot një një takim nga Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, z. Shkumbin Ahmetxhekaj dhe drejtori i Radio Kosovës, z. Arsim Halili.

Në fokus të këtij takimi kanë qenë punimet, që NP “Termokos” është duke realizuar në një hapësirë të ndërtesës së Radio Kosovës për të rifunksionalizuar furnizimin me ngrohje pas më shumë se dy dekadash.

Në kuadër të këtyre punimeve do të bëhet rifunksionalizimi i rrjetit sekondar të ngrohjes me të gjitha pajisjet e domosodshme, përkatësisht montimin e rreth 20 radiatorëve, instalimin e sistemit gypor të ngrohjes dhe të gjitha pajisjeve tjera përcjellëse për sigurimin e furnizimit me ngrohje në hapësirat e produksionit të studios së On Air të Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2, studiot e rekordimit e motazhes si dhe hapësira e korridoreve me një hapësirë totale prej mbi 700m/2.

Kryeshefi Osmani dhe drejtori Ahmetxhekaj biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes NP “Termokos” dhe RTK-së.

Leave a Comment