Informacione kontakti

Orari i zyreve

“Termokos” dhe KEK vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të reja    

16.01.2024, Prishtinë

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të NP “Termokos” SH.A., z.Visar Vokrri me anëtaret e BD-së znj. Shukrije Morina e znj.Vesa Kelmendi dhe Kryeshefi Ekzekutiv, z.Fisnik Osmani me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B”, ku janë pritur nga zv. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Përparim Kabashi dhe drejtori i Termocentralit Kosova B, z. Januz Saraçi.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, që kultivojnë dy ndërmarrjet për më shumë se një dekadë, sidomos që nga realizimi i Projektit të kogjenerimit, i cili i ka hapur rrugë realizimit të shumë projekteve tjera deri më tani dhe atyre, që janë në proces realizimi. Ka qenë një vlerësim i përbashkët i nivelit më të lartë udhëheqës të NP “Termokos” dhe KEK se pa një bashkëpunim të mirë do t’ishte i pamundur furnizimi me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për rreth 30 mijë konsumatorë.

Bashkëpunimi i frytshëm, që do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti për realizimin e projekteve tjera kapitale në fushën e energjisë termike, është një garancë për suksesin e këtyre projekteve.

Leave a Comment