Informacione kontakti

Orari i zyreve

PROJEKTI PËR DYFISHIMIN E KAPACITETEVE

Me projektin për dyfishimin e kapaciteteve dhe dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes planifikohet, që nga 140 MWth sa aktualisht NP “Termokos” merr nga KEK-u, të sigurohet dyfishimi i kapacitetit termik në 280 MWht.

Deri më tani janë realizuar studimi paraprak, që i ka hapur rrugë realizimit të këtij projekti, është përzgjedhur kompania konsulente, ndërkohë po punohet në mbledhjen e të dhënave për rrjetin ekzistues të ngrohjes dhe shqyrtimin e mundësive për zgjerimin e mëtutjeshëm në pjesë tjera të kryeqytetit.

Me anë të këtij projekti do të rriten dukshëm mundësitë e NP “Termokos” për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes tek më shumë konsumatorë, gjë që do të ndikojë në uljen e konsumit të energjisë elektrike si dhe në uljen e ndotjes së ajrit si pasojë e shfrytëzimit të alternativave tjera ngrohëse.

Projekti për dyfishimin e kapaciteteve do të financohet nga Banka Evropiane për Investime (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).