Informacione kontakti

Orari i zyreve

Mirëmbajtja e pajisjeve të instaluara parakusht për fillimin e faturimit sipas konsumit

05.02.2024, Prishtinë

NP “Termokos” SH.A. në bashkëpunim të ngushtë me Millennium Challenge Corporation (MCC) dhe partnerin implementues të projektit “Prishtina Heat Save”, Millennium Foundation Kosovo (MFK), me qëllim të modernizimi të sistemit të matjes dhe faturimit të shpenzimeve të ngrohjes, nga korriku i vitit 2022 deri më tani tek mbi 17.400 njësi banesore janë instaluar pajisjet, që mundësojnë ndryshimin e metodës së faturimit, nga ajo sipas sipërfaqes ngrohëse tek metoda sipas konsumit.

Funksionimi i pajisjeve dhe sistemit të matjes dhe faturimit është duke u testuar me kujdes të shtuar, që nga fillimi i sezonit ngrohës 2023/2024, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për fillimin e faturimit sipas metodës së re nga sezoni i ardhshëm ngrohës.

Por, në një inspektim, që ekspertët e angazhuar për realizimin e plotë të këtij projekti kanë zhvilluar ditë parë, kanë hasur në disa raste të dëmtimit dhe keqpërdorimit të këtyre pajisjeve, të cilat ligjërisht janë në pronësi të NP “Termokos“. Dëmtimi, largimi apo keqpërdorimi i këtyre pajisjeve pamundëson realizimin e plotë të projektit, i cili para së gjithash është bërë me qëllim, që të kursejë shpenzimet e konsumatorëve tanë për ngrohje.

Andaj, lusim të gjithë konsumatorët, që të mirëmbajnë me kujdes këto pajisje, gjë që është obligim i tyre, ngase për çdo dëmtim do të përballen me dënime! 

Për çdo shqetësim sa u përket këtyre pajisjeve, drejtohuni tek ekipet profesionale të  “Prishtina Heat Save“ dhe NP “Termokos”.

Leave a Comment