Informacione kontakti

Orari i zyreve

“Termokos” finalizon i pari Planin e dekarbonizimit

01.02.2024, Prishtinë

Konzorciumi i kompanive konsulente “”Erita” dhe “Tetra Tech” ka finalizuar dhe ka prezantuar para Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama dhe Bordit të drejtorëve të NP “Termokos” Planin për dekarbonizimin për periudhën afatmesme 2024-2035 dhe periudhën afatgjate 2035-2050. “Termokos” është institucioni i parë, që ka finalizuar Planin për dekarbonizim, i cili është një dokument strategjik, që mundëson transformimin e ndërmarrjes në ngrohtore karbon-neutral deri në vitin 2050.

Dhjetë vite pasi NP “Termokos” është larguar nga lista e ndotësve të kryeqytetit, janë duke u zhvilluar një varg aktivitetesh, me qëllim të krijimit të parakushteve për fillimin e realizimit të Planit për dekarbonizimin për periudhën afatmesme 2024-2035 dhe periudhën afatgjate 2035-2050.

Në planin afatmesëm “Termokos” do të realizojë projektet kapitale: “Solar4Kosovo” dhe Projektin për dyfishimin e kapaciteteve të kogjenerimit, të cilat do të mundësojnë përfshirjen e sa më shumë lagjeve të Prishtinës në rrjetin e ngrohjes, gjë që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet.

Në fokus të angazhimit të “Termokos” në planin afatgjatë do të jenë përpjekjet për përfshirjen e burimeve të ripërtrishme të energjisë dhe ndryshimin e burimeve të energjisë në periudhën 2035-2050, duke eliminuar emitimin e gazrave serë.  

Projektet në realizim e sipër dhe projektet tjera, që do të përgatiten me qëllim të dekarbonizimit të sistemit të ngrohjes janë pjesë e përpjekjeve për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Leave a Comment