-
Përfundon sezoni ngrohës 2021/2022
22.04.2022, Prishtinë Pasi që, tashmë, temperaturat e ajrit janë ngritur dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për një ngritje të mëtutjeshme të temperatuarve ditëve në vazhdim, NP “Termokos” SH.A. në koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës dhe KEK-un, ka marrë vendim, që të ndërpes nesër furnizimin me ngrohje. Ky është sezoni i gjashtë
22 Prill, 2022 -
Kënaqshmëria e konsumatorëve me shërbimet e ngrohjes 98.4%
21.04.2022, Prishtinë Me qëllim të vlerësimit të shkallës së kënaqshmërisë së konsumatorëve tanë dhe në përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e shërbimeve të ofruara, NP “Termokos” SH.A. në bashkëpunim me Fakultetin e Inixhinierisë Mekanike, këto ditë ka realizuar Raportin për hulumtimin e kënaqshmërisë së konsumatorëve, në bazë të cilit kënaqshmëria e konsumatorëve në raport krahasues
21 Prill, 2022
PROJEKTI I KOGJENERIMIT
-
Informata rreth projektit te Kogjenerimit
21 Nëntor, 2013 -
Projekti i Kogjenerimit
13 Nëntor, 2013
PUBLIKIME
-
Raport i hulumtimit të kënaqshmërisë së konsumatorëve
22 Prill, 2022 -
Planifikimi i Prokurimit për Vitin 2022
18 Janar, 2022
KONKURSE
Kur fillon dhe kur mbaron sezona e ngrohjes ?
Sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor dhe mbaron më 15 prill të vitit vijues. Bazuar në aktet ligjore në fuqi, në varësi të kushteve klimatike, sezoni i ngrohjes mund të shkurtohet ose të zgjatet. Në rast se kushtet klimatike janë të favorshme sezoni ngrohës mund të fillojë pas datës 15 tetor ose të përfundojë para 15 prillit të vitit vijues. Në të kundërtën, në rastet kur temperaturat e ulëta mbretërojnë për tri ditë radhazi para afatit ligjor për fillimin e sezonit ngrohës apo moti i ftohtë vazhdon pas 15 prillit, në bazë të disa parakushteve me aktet ligjore në fuqi lejohet furnizim i jashtëzakonshëm me ngrohje maksimalisht nga data 1 tetor deri më 30 prill.
Cili është orari i ngrohjes ?
Që nga fillimi i furnizimit me ngrohje nëpërmes sistemit të kogjenerimit orari i furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët është 24 orë pa ndërprerje gjatë gjithë sezonit ngrohës.
Si bëhet llogaritja e shpenzimeve për ngrohje ?
Llogaritja e shpenzimeve të ngrohjes për konsumatorët e NP “Termokos” Sh.A, bëhet në bazë të sipërfaqes ngrohëse në metra katror. Të dhënat për hapësirën ngrohëse të lokalit banesor sigurohen nga Ndërmarrja Publike Banesore, nga investitori për objekte të reja apo nga vetë konsumatori, duke sjellë kontratën e shitblerjes. Faturimin për shpenzimet e energjisë ngrohëse për konsumatorë e bën Departamenti i furnizimit, në bazë të dhënave, të cilat i ofron Departamenti i distribuimit. Çmimet për shpenzimet e energjisë ngrohëse për konsumator i cakton Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në bazë të dhënave të cilat ia ofron NP “Termokos”, Sh.A. për shpenzimet operative për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë ngrohëse. Afati i pagesave është 15 ditë pas dërgimit të faturës te konsumatori.