11.10.2019, Prishtinë
Me një aktivitet simbolik NP “Termokos” Sh.A, ka shënuar sot “11 Tetorin- Ditën Ndërkombëtare të Vajzave”.
Me këtë rast janë ftuar vajzat e të gjithë të punësuarve të ndërmarrjes sonë për të vizituar prindërit në vendet tyre të punës. Me dhjetëra vajza të të punësuarve tanë të të gjitha moshave, i janë përgjigjur kësaj ftese, kanë vizituar prindërit në vendet e tyre të punës, dhe kanë marrë pjesë në koktejin e përbashkët, që është organizuar për nder të tyre.
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Arsim Fetahu ka përshëndetur vajzat e pranishme dhe i ka falënderuar ato, që kanë marrë pjesë në shënimin e kësaj dite, që ka pasur për qëllim të promovojë fuqizimin e rolit të femrave në sektorin energjisë. Duke vlerësuar lart kontributin e femrave në ndërmarrjen tonë, ai uroi që në të ardhmen të ketë më shumë femra me përgatitje të lartë teknike, që do t’i bashkëngjiten ekipit tonë.
Me këtë rast, kryeshefi Fetahu ka ndarë disa dhurata simbolike për vajzat e të punësuarve tanë.
Iniciativa për shënimin e kësaj dite ka ardhur nga Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë, ndërsa është përkrahur nga NP “Termokos”.