Prishtinë, 07.04.2021

Bordi i Drejtorëve të NP “Termokos” Sh.A. në mbledhjen e mbajtur më 24.03 2021 ka miratuar Raportin vjetor të punës për vitin 2020.

Bazuar në të dhënat e këtij raporti, NP “Termokos” ka shënuar suksese rekorde në shumë aspekte të funksionimit. Përkundër faktit se periudha më e madhe e vitit të kaluar ka kaluar në kushte të pandemisë globale të Covid-19, me kufizime të theksuara në aktivitetet e ndërmarrjes, kjo nuk e ka penguar arritjen e shumë sukseseve.

Si një nga sukseset më të mëdha të arritura gjatë kësaj periudhe ka qenë rritja e sipërfaqes ngrohëse për 8.38{e806ef3885564765c4eae1397abdffaf31aab7e74e633c2f78236e255404370b} apo nga 1,310,573.21 m/2 sa kanë qenë në vitin 2019, në 1,420,417.84 m/2 në vitin 2020. Si rrjedhojë  e rritjes së sipërfaqes ngrohëse është ngritur edhe numri i konsumatorëve. Derisa në fund të vitit 2019 numri i përgjithshëm i konsumatorëve ishte 13,821 konsumatorë, në fund të vitit 2020 numri i konsumatorëve ka arritur në 15.388.

Po ashtu, prodhimi i energjisë termike ka shënuar ngritje të vazhdueshme. Energjia e prodhuar në vitin 2020 ka qenë për 16 për qind më e lartë se në vitin paraprak, apo shprehur në shifra për 36,354 MWh më shumë se në vitin 2019.

Suksese janë shënuar edhe tek liferimi (shpërndarja) e energjisë termike tek konsumatorët, gjë që gjatë vitit të kaluar ka qenë 235,646 MWh, apo 13.3{e806ef3885564765c4eae1397abdffaf31aab7e74e633c2f78236e255404370b} më e lartë se në vitin 2019. 

Ndërkaq, faturimi gjatë vitit 2020 ka qenë 9.6 {e806ef3885564765c4eae1397abdffaf31aab7e74e633c2f78236e255404370b} më i lartë se në vitin paraprak apo shprehur në vlerë monetare 635,108 euro.

Pas realizimit të suksesshëm të Projektit të kogjenerimit, NP “Termokos” ka vazhduar realizimin e fazave tjera të tij, përkatësisht zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, pjesa e dytë të e cilit në saje të fondeve të ndara nga Komisioni Evropian në vlerë të mbi 8 milion eurove është realizuar përgjatë vitit 2020.

Ndërkaq, një projekt tjetër, që planifikohet të ofrojë mundësi shumë të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe rritjen e numrit të konsumatorëve është projekti për dyfishimin e kapaciteteve të energjisë termike nga TC “Kosova B” nga 140 MW në 280 MW, për të cilin tashmë janë siguruar mjetet nga Komisioni Evropian 17.6 milion euro grant, nga Komuna e Prishtinës 5 milion euro në 5 vitet e ardhshme, ndërsa “Termokos” 2.5 milion euro.

Për një projekt tjetër po kaq të rëndësishëm është nënshkruar marrëveshja me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës për vendosjen e njehsorëve digjital tek të gjithë konsumatorët tanë gjatë viteve 2021-2023, në vlerë të 10 milion dollarëve të ndarë nga Qeveria amerikane, nëpërmes MCC-së.