03.12.2021, Prishtinë
Pak kohë pasi ekipet e NP “Termokos” SH.A., kanë evidentuar një rrjedhje në gypin, që furnizon me ngrohje disa objekte në hapësirat e QKUK-së, ja kanë dalë që shumë shpejtë të sanojnë këtë rrjedhje. Pas sanimit të rrjedhjes është rikthyer furnizimi i rregullt me ngrohje për të gjitha ato objekte, që për afro dy orë kanë pasur ndërprerje të ngrohjes.