- 11 Tetor, 2022
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

11.10.2022, Prishtinë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani bashkë me drejtorin e Departamentit të distribuimit, z. Naim Bytyçin dhe drejtorin e Departamentit të furnizimit, z. Raif Vitija, janë takuar sot me drejtorin e Drejtorisë së investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, z. Krenar Xhaferi.
Në këtë takim është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit në funksion të realizimit të projekteve kapitale të NP “Termokos”, të cilat janë në proces të realizimit, siç është vazhdimi i Projektit për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.
Kryeshefi Osmani dhe drejtori Xhaferi janë dakorduar për bashkërendimin e aktiviteteve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në lagjen “Arbëria” si dhe shtrirjen e rrjetit në pjesë të caktuara të “Rrugës A”.