Rikthehet ngrohja për lokalet tek “Santea”

 

06.12.2022, Prishtinë

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., z.Fisnik Osmani ka inspektuar punimet, që janë realizuar nga ekipet tona për të mundësuar rikthimin e ngrohjes për lokalet afariste tek kompleksi banesor “Santea”.

Pas një pune të palodhshme të ekipeve tona është rikthyer furnizimi me ngrohje për 10 lokale afariste me një sipërfaqe totale prej 700 m/2, të cilat para më shumë se 20 vitesh ishin shkyçur nga rrjeti i ngrohjes për shkak të problemeve teknike në rrjetin sekondar të ngrohjes.

Kryeshefi Osmani ka përgëzuar ekipet për punën e realizuar me sukses dhe rikthimin e ngrohjes për këto lokale afariste. Ndërsa, pronarët e lokaleve janë shprehur shumë të kënaqur për mundësinë, që u është dhënë dhe për cilësinë e ngrohjes së ofruar.