Fillon furnizimi me ngrohje për objektin e NPB-së

25.01.2023, Prishtinë

Në kuadër të Projektit për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, në mesin e shumë objekteve të vjetra të kryeqytetit, që janë përfshirë në dendsifikimin e rrjetit është edhe objekti i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) në lagjen “Ulpiana”.

Ky objekt me një sipërfaqe prej 2.208 m/2 ka filluar për herë të parë të furnizohet me ngrohje nga NP “Termokos”.

Objekti i NPB-së është një nga 86 objektet banesore ndër më të vjetrat në Prishtinë, të cilat do të përfitojnë furnizimin me ngrohje cilësore, në saje të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, që është financuar nga fondet e Qeverisë gjermane dhe Qeverisë së Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe bashkëfinancim nga “Termokos”.