- 19 Prill, 2023
- Posted by: Aferdita Uka
- Category: Lajme

19.04.2023, Prishtinë
Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A, z. Fisnik Osmani ka vizituar vendpunimin në qendër të qytetit, ku aktualisht janë duke u zhvilluar punimet për lidhjen e tubacionit kryesor të ngrohjes për objektet banesore të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit.
Pasi u njoftua për ecurinë e punimeve, të cilat pritet të përfundojnë brenda javës, Kryeshefi Osmani u nda i kënaqur me dinamikën e punimeve të realizuara deri më tani.
Në kuadër të këtij projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes do të kyçen 62 objekte me 767 njësi banesore, me 106.145 m/2 sipërfaqe.
Projekti është bashkëfinancuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe nga NP “Termokos”.


