Profili i Termokosit
Termokosi është themeluar në vitin 1970, si kompani e ngrohjes qendrore. Më 1974 kompania Termokos Prishtinë iu bashkua Ndërrmarjes Banesore në Prishtinë.
Më vonë është themeluar Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM), në kuadër të cilit ka vepruar Departamenti për mbikëqyrjen e ndërrmarrjeve Publike, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Termokosi.
Nga viti 2006 është korporatizuar dhe nga atëherë vepron si kompani publike N.P. Termokos SH.A.
Nga qershori i vitit 2008 funksionon nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.
Termokosi është furnizues lokal për ngrohje qendrore (NQ) në Prishtinë. Sezona ngrohëse zakonisht fillon me 15 tetor dhe mbaron me 15 Prill të vitit vijues.
Termokosi është përgjegjës për pjesën primare, ndërsa pjesa sekondare (pompat qarkulluese, vertikalet në ndërtesa dhe radiatorët në apartamente etj) është përgjegjësi e konsumatorëve, e cila nuk është e definuar në bazë të Ligjit të ngrohjes.
Riparon dhe mirëmban rrjetin primar, gjithashtu kryen faturimin dhe inkasimin e faturave të ngrohjes në çdo banesë.
Viti i themelimit dhe fillimi i ndërtimit të sistemit të NQ 1970.
Kapaciteti furnizues i instaluar: dy kaldaja me mazut të kapacitetit 58 MW secila 116 MW.
Dy kaldaja me naftë te Ngrohtorja e spitalit (tepricë e sistemit të NQ për furnizim emergjent) 7 MW secila 14 MW.
Rrjeta primare – trase 70 km.
Numri i nënstacioneve 325.
Viti i themelimit të Ngrohtores në Fushë Kosovë 1982.
Kapaciteti furnizues i instaluar: dy kaldaja me mazut të kapacitetit 2 X 0.814 MW.
Temperatura e projektuar për sistemin banesor të ngrohjes -18°C / + 20 °C T.
Tarifat për konsumatorët banesor 0.78 / m² + TVSH (faturimi gjashtë muaj në vit).
Tarifat për konsumatorët e biznesit dhe institucioneve 0.97 / m² + TVSH (faturimi gjashtë muaj në vit).